M'pikuan lotët n'tokë më ranë mos harro atë ditë moj nanë, n'ditë bajramit, n'ditë gëzimit, mora rrugat e mërgimit. Sot s'kam gëzim as nuk kam gas, as prej mallit s'mund të flas, prandaj jam ulë e po t'shkruaj, djali yt prej dheut t'huaj. Të tregoi nënë përnjimend, asgjë s'asht si n'vendin tem, qyshë kam ardhë këtu mallkoj vehten, mërzia po m'shkatrron jeten. Këtu hana rri e fshehtë, këtu qielli është i errtë, as dielli nuk jep ndriçim, s'asht si dielli i vendit tim. Këtu luleve s'u vjen erë, këtu s'ka vjeshtë, as s'ka prandverë, ka veç dimen e vapë të shkretë, mos me mujtë nji natë me fjetë Ktu s'ka qefë veç punë e gjumë, pamirësi me shumë zullum, këtu janë njerëzit si bagëtia, nga një javë nuk shkojnë te shpia. Tash nënë shumë nuk po të shkruaj, t'fala u baj prej dheut t'huaj, sa herë të duesh me m'kujtue, puthe dheun që m'ka rritë mue.
Tags: Tregime Poezi Poema